FOTO/ Për pak i morën frymën gjatë festimit, Kroacia nderon fotografin më të famshëm të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 13:47

FOTO/ Për pak i morën frymën gjatë festimit, Kroacia nderon fotografin më të famshëm të Botërorit

Juri Kortez, fotografi meksikan, i cili u bë i njohur për faktin që u zu poshtë nga Mario Manxukiç, në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Anglisë në Kupën e Botës, shprehet se është mahnitur nga bukuritë e Kroacisë, si dhe të njerëzve të saj.

yuri1

Kortez dhe familja e tij, shkuan me pushime në Kroaci, të paguara nga Bordi Kombëtar Kroat i Turizmit, pas incidentit që ndodhi në Kupën e Botës. Gjithashtu, fotografi meksikan mori edhe disa dhurata, që do i ketë kujtim për një kohë të gjatë.

d1195cac72e0bb77b420

Ai mori një video mesazh nga Luka Modriç dhe Dejan Lovren, e gjithashtu një flamur të Kroacisë, e një bluzë të kombëtares, të firmosur nga vetë Mario Manxukiç, që shkoi pikërisht të festonte golin mbi fotoreporterin.

yuric2

yuricortez

5b4698117b671431008b4804-750-495

FBL-WC-2018-MATCH62-CRO-ENG

World-Cup-Semi-Final-Croatia-v-England

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"