FOTO/ Pas shortit, zbardhen datat kur Shqipëria do luajë me Skocinë dhe Izraelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2018 | 23:05

FOTO/ Pas shortit, zbardhen datat kur Shqipëria do luajë me Skocinë dhe Izraelin

Ditën e sotme, Shqipëria u shortua në Grupin 1 të Ligës C, ku do të ketë në grup Skocinë dhe Izraelin. Menjëherë, janë publikuar edhe datat dhe oraret se kur Kombëtarja do të luajë ndaj këtyre dy kundërshtarëve.

Shqiperia2

Në 7 shtator 2018, Shqipëria do të presë në orën 20:45 Izraelin në vendin tonë, ndërsa në 10 shtator udhëtojmë në Skoci. Më pas, në datën 14 tetr, Shqipëria do të luajë përsëri në transfertë, teksa do të udhëtojë për në Izrael, për ta përmbyllur më pas aventurën në këtë grup në datën 17 nëntor, në orën 20:45, ku do të presim Skocinë.

shqiperia datat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"