FOTO/ Partizani nis punën në Slloveni, zbulohet plani i formacionit për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 22:56

FOTO/ Partizani nis punën në Slloveni, zbulohet plani i formacionit për Europën

Përveç një mbrojtësi anësor, që është ende një çështje e hapur, Partizani i ka mbyllur tashmë një pjesë të madhe të pozicioneve vakante që ishin më parë dhe u shtuan me largimet në fund të sezonit.

partizani

Emra si Da Silva, Rexhepi, Romero, që nuk janë zyrtarizuar ende, do të bashkohen me ekipin në Slloveni, teksa do të zyrtarizohen në ditët në vazhdim. Ditën e djeshme në orën 15:00, Partizani është nisur drejt Sllovenisë dhe në orët e pasdites, Mehmeti bashke me skuadrën kanë zbarkuar në qendrën stërvitore, ku do të kryejnë përgatitjet.

Pavarësisht se kanë marrë garanci se janë në planet e stafit teknik, emra si Herald Maku apo Murataj priten të jenë alternativa për Rrapajn apo Matondon edhe në sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër, me ardhjen e Rexhepit, krijohet një paqartësi në portë me Hoxhën, i cili ende nuk ka rinovuar.

partizani skema

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"