Foto / Partizani e kthen zhgënjimin në humor, te Luftëtari ia shtrojnë me birra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2017 | 23:43

Foto / Partizani e kthen zhgënjimin në humor, te Luftëtari ia shtrojnë me birra

Partizani dhe Luftëtari kanë qenë dy klubet më të zhgënjyera gjatë ditës së sotme, pasi nuk kanë marrë rezultatet që dëshironin për ecurinë e mëtejshme të sezonit dhe objektivat që kishin.

ekuban

Pas ndeshjeve, në rrjetet sociale, klubet kanë reaguar në mënyrën e tyre ndaj zhgënjimeve. Te Partizani është përdorur ironia për sa i përket momentit të penalltisë që nuk iu dha Ekuban nga gjyqtari.

partizani

“Ku shkon o Ekubano? Titulli s’është i juaji”, shkruhej në foton e postuar nga të kuqtë, sa i përket momentit më të diskutueshëm të ndeshjes.

Ndërsa te Luftëtari, pas tensionit që shpërtheu në fundin e ndeshjes kur u pësua goli barazimit nga Teuta, duket se gjithçka është qetësuar disi me humbjen e Tiranës, pasi ai rezultat do t’i japë mundësinë skuadrës gjirokastrite të qëndrojë në Superiore edhe për të paktën sezonin e ardhshëm.

Ndaj në rrjetet sociale është postuar një foto me futbollistë dhe pjesëtarë të stafit duke festuar arritjen e këtij objektivi minimal me shishe birrash, duke saktësuar se 180 minutat e ardhshëm tani kishin si qëllim vetëm sigurimin e Europës.

luftetari

“Pas shumë aventurash ngjitje dhe zbritje nga kategoria, Luftëtari sot siguroi mbijetesën dhe në matematikë!! EUROPA LEAGUE ËSHTË OBJEKTIVI JONË NË KËTO NDESHJE JANË VETËM 180 MIN!!”, shkruhej në postimin e klubit gjirokastrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"