FOTO/ Parkingu dhe zona e tifozëve gati, ja si është situata në kompleksin e Partizanit para fillimit të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 20:42

FOTO/ Parkingu dhe zona e tifozëve gati, ja si është situata në kompleksin e Partizanit para fillimit të sezonit

Pas një periudhe përgjumjeje pas hyrjes së ekipit të parë në stadiumin e ri, punimet në kompleksin e Partizanit kanë nisur së fundmi dhe po ecin me ritëm të kënaqshëm.

WhatsApp Image 2022-08-07 at 8.35.03 PM (1) (1)

Në një vëzhgim të gazetës , u vu re se në pjesën e parkingjeve dhe zonën pas stadiumit, ku do të kalojnë tifozët, e gjithë sipërfaqja është shtruar me beton.

WhatsApp Image 2022-08-07 at 8.35.02 PM (1) (1)

Ky është padyshim një zhvillim shumë pozitiv, pasi me vendosjen e stolave në stadium ka shumë pak pengesa për të organizuar ndeshje. Gjithashtu, burime për gazetën bëjnë me dije se në ditët e ardhshme do të nisë puna edhe për shembjen e godinave të ish-hartografisë, që po pengojnë nisjen e punës për ndërtimin e dy fushave stërvitore.

Një ekskavator dhe mjete të tjera të rënda janë pozicionuar aktualisht në kompleks. Ndërkohë, vijon puna edhe brenda hotelit, që ka marrë vëmendje të veçantë së fundmi.

WhatsApp Image 2022-08-07 at 8.35.03 PM (3) WhatsApp Image 2022-08-07 at 8.35.03 PM (2) (1) WhatsApp Image 2022-08-07 at 8.35.02 PM (2) WhatsApp Image 2022-08-07 at 8.34.58 PM (1) WhatsApp Image 2022-08-07 at 8.34.57 PM (1)

DENIS LALA = PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"