FOTO/ Panik në “Loro Boriçi” në vigjilje të Vllaznia-Partizani, shkëndijë elektrike në…
Në prag të ndeshjes së nesërme mes Vllaznisë dhe Partizanit, e programuar të zhvillohet ne orën 17:00 në “Loro Boriçi”, ditën e sotme ka pasur edhe disa momente paniku.
Poshtë tribunës përballë asaj qëndrore, ka pasur një shkëndijë elektrike në dhomën ku bën stërvitje ekipi i boksit të Vllaznisë. Disa bateri kanë pasur shkëndija, por për fat të mirë nuk është djegur transformatori që gjendet aty pranë.
Çdo gjë është kapur në kohë, dhe janë njoftuar menjëherë zjarrfikësja dhe ambulanca. Nga shkëndijat, është djegur vetëm inverteri, i cili shërben për sigurinë e brendshme të stadiumit. Kjo pajisje futet në gatishmëri në momentin që ikin dritat në stadium, dhe ai ndriçon pjesën e brendshme të stadiumit, dhomat e zhveshjes, sallat e konferencave dhe tribunën VIP.
FOTO: D.Bajraktari
Një prej këtyre pajisjeve është djegur, por ndeshja e nesërme mes Vllaznisë dhe Partizanit nuk është në rrezik të luhet me drita, pasi në stadium ka dy inverter të tillë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"