FOTO/ Pak ditë para ndeshjes me Skënderbeun, ja si duket gjendja e fushës së stadiumit “Flamurtari”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 18:23

FOTO/ Pak ditë para ndeshjes me Skënderbeun, ja si duket gjendja e fushës së stadiumit “Flamurtari”

Ndeshja midis Flamurtarit dhe Kukësit e zhvilluar në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës përveç ndeshjes së bukur, ra në sy edhe për kushtet jo të mira të fushës. Edhe nga drejtuesit e klubit ky fakt u pranua dhe madje u premtua se shumë shpejt do të rregullohet.

download

Dhe tashmë disa ditë përpara ndeshjes me Skënderbeun fusha ka ndryshuar. Madje mund të thuhet se është në gjendje optimale për një ndeshje të tillë. Kështu nuk do të ketë më edhe justifikime për rezultatin pas përfundimit të takimit midis Flamurtarit dhe Skënderbeut. Kjo ndeshje pritet të rezervojë spektakël për vetë faktin se të dyja skuadrat ndodhen në krye me pikë të barabarta.

43478F8D-C627-4640-95E0-EA3BD2C8D6B5-640x480 9DEC4FC7-769A-45FC-AA70-0B7E04186CA2-640x480 251B38EE-074B-497E-8EDC-A300BB217ED5-640x480

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"