FOTO/ “Pa identitet, je m*ti i qytetit tonë!”, tifozët e Leçes turpërojnë Antonio Konten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 18:59

FOTO/ “Pa identitet, je m*ti i qytetit tonë!”, tifozët e Leçes turpërojnë Antonio Konten

Provokimet e tifozëve italianë në adresë të futbollistëve janë një fenomen normal në Serinë A. Por, këtë herë pre e sulmeve verbale ka rënë tekniku i Interit, ndaj të cilit tifozët vendas i shpalos një banderolë me fjalë ofenduese.

antonio-conte-lecce-interviste-638x425

Ish-trajneri i Juventusit, Çelsit dhe Italisë e ka nisur karrierën me Leçen dhe luajti me ta deri në vitin 1991 kur vendosi të transferohej te Juventusi me të cilët bëri karrierë të suksesshme si lojtar. Fakti që 50-vjeçari nuk ka shfaqur nostalgji për qytetin dhe ekipin e Leçes i kanë irrituar tifozët verdhekuq.

“Konte, njeri pa identitet! Je m*ti i qytetit tonë!”, shkruhej në banderloën drejtuar Kontes.

lece

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"