FOTO/ Nuk ndodh as për finale Champions-i, skuadra e La Liga-s vë çmimin stratosferik të biletave për tifozët miq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2022 | 21:58

FOTO/ Nuk ndodh as për finale Champions-i, skuadra e La Liga-s vë çmimin stratosferik të biletave për tifozët miq

Sevilja luan ditën e nesërme në Ligën e Europës në shtëpi, ku përballë do të ketë skuadrën e Uest Hemit. Për tifozët e anglezëve kjo sfidë duhej të ishte një gëzim, por çmimi i biletave mund të bëjë që të kthehen mbrapsht.

sevila

Sevilja ka postuar një foto në të cilën duken çmimet për tifozët miq dhe shkon deri në 9999 euro. Një çmenduri ta mendosh sepse çmime të tilla mund të shihen në finale Champions-i ose Botërori, por në sektorët VIP.

Kjo mund të bëjë që tifozët e Uest Hemit të distancohen dhe të mos fluturojnë nga Anglia drejt Spanjës. Në fakt Sevilja e ka bërë këtë punë në mënyrë që të largojë tifozët që nuk kanë biletë në sektorin e miqve, ku janë vënë në dizpozicion rreth 3 mijë bileta.

Për fansat e Seviljës, çmimet fillojnë nga 35 euro.

bil

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"