FOTO/ Nuk ndalet “eksodi” i largimeve nga Flamurtari, tjetër futbollist ikën para rinisjes së kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 21:23

FOTO/ Nuk ndalet “eksodi” i largimeve nga Flamurtari, tjetër futbollist ikën para rinisjes së kampionatit

Ansi Nika jep mesazhin e lamtumirës nga Flamurtari. 29-vjeçari shkodran reagoi në profilin e tij në “Facebook” duke shkruar “Game Over!” duke iu referuar situatës së vështirë financiare të klubit bregdetar dhe largimit të shumë lojtarëve.

ANSI NIKA

Në dhjetor të vitit të kaluar, Nika rrëfeu në mediat e Kosovës se do të shqyrtonte situatën te Flamurtari për të vendosur nëse do të vazhdonte të luante ende me kuqezinjtë apo jo.

Me divorcin e tij, Flamurtari vazhdon të tkurret, por klubi është i vendosur të vazhdojë të luajë në kampionat megjithëse renditet në vendin e fundit me vetëm 6 pikë.

Ansi-Nika1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"