Postuar: Maj 12, 2020 | 23:24
FOTO/ Nuk e festuan dot titullin kampion, lojtarët e PSG-së “lahen në flori”
Pavarësisht se nuk patën mundësi të festonin titullin kampion në mënyrën tradicionale për shkak të koronavirusit, skuadra e PSG-së do të marrë një dhuratë speciale për titullin e nëntë kampion të Francës.
“Kompania IdesginGold” ka përgatitur telefona të mbuluara me veshje pre ari me emrat e secilit prej futbollistëve të PSG-së. Në faqen e saj zyrtare, kompania publikoi disa prej ekzemplarëve kushtuar yjeve të PSG-së Nejmar, Mbape, etj. Sipas kompanisë, materiali i çmuar prej ari është i pastër 24 karat.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"