FOTO/ “Njëra prej gjërave që më ka munguar më shumë”, Kumbulla gëzon Romën para supersfidës me Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 23:11

FOTO/ “Njëra prej gjërave që më ka munguar më shumë”, Kumbulla gëzon Romën para supersfidës me Milanin

Marash Kumbulla ndihet gati për t’u përballur me Milanin. Mbrojtësi shqiptar, i cili nuk është aktivizuar në 4 ndeshjet e fundit me Romën i është bashkuar ekipit në stërvitje ditën e sotme. Vetë futbollisti ka shprehur kënaqësinë e stërvitjes me shokët e ekipit.
ku
“Njëra prej gjërave që më ka munguar më shumë!”, shkruan 20-vjeçari në “Instagram”.

Kumbulla ka kujtime të bukura ndaj kuqezinjve. Në sfidën e parë mes skuadrave në 26 tetor 2020, shqiptari arriti t’i hiqte fitoren Milanit 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt duke i dhënë një pikë të çmuar skuadrës së tij.

Milani dhe Roma do të përballen në “Olimpiko” ditën e diel, ora 20:45 dhe ndihma e Kumbullës do të jetë shumë e rëndësishme për shokët e ekipit dhe trajnerin Fonseka. Sipas parashikimeve, ai ka gjasa të jetë titullar kundër “Djallit”.

kumbulla marashhh

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"