FOTO/ Njëra më e bukur se tjetra, shikoni uniformat e reja të paraqitura nga “Adidas” për Botërorin e Katarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2022 | 16:56

FOTO/ Njëra më e bukur se tjetra, shikoni uniformat e reja të paraqitura nga “Adidas” për Botërorin e Katarit

Botërori i Katarit është thuajse dy muaj larg dhe “Adidas” ka prezantuar uniformat e reja të kombëtareve që sponsorizon.

BOTERORI KATAR KATAR 2022

Gjermania vjen me një risi, ku në qendër të ngjyrës klasike të bardhë, vjen një ndarje me ngjyrë të zezë dhe në të ndodhen logo e kombëtares dhe ajo e “Adidas”. Ndërsa e dyta është një kombinim i ngjyrës së kuqe dhe të zezë, ndërkohë që vijat klasike të “Adidas” vijnë me ngjyrë floriri.

gjermani

gnabri gjermani 2

Një risi të veçantë ka bërë dhe Argjentina. Fanella e dytë e kombëtares së drejtuar nga Lionel Mesi vjen në një ngjyrë vjollcë, me disa ndarje të veçanta në fund të saj.

mesi argjentine

Spanja vjen me të kuqen e saj klasike si fanellë të parë, ndërsa e dyta, është në ngjyrë të kaltër, me disa dallgëzime, ku ashtu si fanella e parë e Gjermanisë, logo e kombëtares dhe ajo e “Adidisa” ndodhen në qendër të saj.

spanje 1

spanje 2

E kuqe është dhe fanella e Belgjikës, në të cilën ato që bien në sy janë mëngët që duken sikur kanë marrë flakë.

belgjike

Gjithsesi, uniformat që u dukën më të pëlqyera nga publiku ishin ato të Japonisë dhe Meksikës. Kombëtarja aziatike vjen me ngjyrën klasike blu, por ndarjet brenda saj bëjnë diferencën. Për sa i përket fanellës së dytë të meksikanëve, e cila është e bardhë dhe brenda saj me të kuqe ndodhen pikturat e lashta të fiseve azteke.

japoni

meksike

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"