FOTO/ Një lëndinë afër shtëpisë, lojtari i Luftëtarit ndihet me fat nga… karantina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 14:29

FOTO/ Një lëndinë afër shtëpisë, lojtari i Luftëtarit ndihet me fat nga… karantina

Koronavirusi është shndërruar në hall më vete për të gjithë globin, ndërsa ata që e vuajnë më shumë në këtë moment ngujimin për vetë profesionin që kanë, janë pikërisht futbollistët. Mungesa e stërvitjeve në grup dhe ndeshjeve gjatë javës, i dëshpëron jo pak lojtarët, pasi ata e kanë të lidhur jetën me këtë rutinë. Megjithatë, secili mundohet të bëj sadopak stërvitje me kushtet që ka në shtëpi dhe terrenet afër saj.KUKAJ

Armenis Kukaj është një prej futbollistëve të Luftëtarit që në kushtet e karantinës vijon përgatitjet në shtëpinë e tij në Shkodër. “Për asnjë ditë nuk jam shkëputur nga stërvitja. Duke qenë se kam shtëpi private, hapësira rreth saj më mundëson të gjitha kushtet për t’u stërvitur çdo ditë sipas programit që na ka dhënë trajneri Novi. Bëj vrapime herët në mëngjes, ndërsa më pas kryej ushtrime të ndryshime, pa harruar topin” tregon fillimisht në një bisedë për “Panorama Sport” qendërmbrojtësi shkodran i bluzinjve, i cili luan sezonin e tij të dytë në Gjirokastër.

Më tej 22-vjeçari flet edhe për komunikimet që ka pasur me shokët e skuadrës në këtë periudhë. “Jemi shumë të lidhur me shokët e ekipit, flasim shpesh pyesim për shëndetin që gëzojnë si individ dhe për njerëzit e familjes.

SDN

Mbrojtësi shkodran i Luftëtarit, Armenis Kukaj, duke u stërvitur individualisht në Shkodër

Për fat të mirë, asnjë prej tyre s’ka ndonjë problem shëndetësor që lidhet me virusin. Luftëtari në përbërje të tij ka lojtarë të rinj, të cilët falë energjive dhe besimit në vetvete, do ta kalojnë më së miri këtë pandemi”, ka thënë Kukaj. I pyetur nëse i trembet koronavirusit dhe sa ndikon kjo në ekip, lojtari u shpreh: “Jam më shumë se i përgjegjshëm në zbatimin e rregullave.

Një arsye më shumë për mua është fakti se jetoj në shtëpi private këtu në Shkodër, që më favorizon ndjeshëm për të qenë sa më pak i rrezikuar nga koronavirusi. I trembem virusit se po na bën keq nga ana profesionale. Me ndërgjegjësimn e të gjithëve besoj se do t’ia dalim dhe jeta do t’i kthehet rrjedhës së saj normale.LUFTETARI

Kampionati u ndërpre në një moment të disfavorshëm për ne si skuadër, pasi në ndeshjet e fundit sundonte loja në grup dhe shpirti i garës. Trajneri Neritan Novi harmonizoi grupin, të gjithë luanin me dëshirë, të frymëzuar nga doza e besimit përballë çdo kundërshtari. Jam i bindur se të gjithë do të kthehemi më  të fortë dhe të shëndetshëm pas kësaj situate”.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"