Foto / Nisin punimet në stadiumin e Lushnjës, gati shtrimi i tapetit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2017 | 14:03

Foto / Nisin punimet në stadiumin e Lushnjës, gati shtrimi i tapetit të ri

Miqësorja e djeshme mes Lushnjës dhe Laçit e përfunduar me rezultatin 0-0 ishte e fundit në fushën e vjetër. Pak orë më parë kanë nisur punimet në stadiumin “Roza Haxhiu” për ndërrimin e tapetit, i cili nuk i plotësonte kushtet për të luajtur në Kategorinë Superiorë.

Lushnja 1

Ndërrimi i tapetit pritet të zgjasë disa ditë, ndërsa do të ketë rregullime edhe në ambientet e brendshme të stadiumit si dhe në pjesën e tribunës.

Lushnja 3

 

Te Lushnja po përpiqen që rregullimet  në stadium të mbyllen në kohë rekord dhe impianti të jetë gati në startin e sezonit. Në rast të kundërt myzeqarët duhet të shtegtojnë drejt Fierit për ti zhvilluar ndeshjet në stadiumin “Loni Papuçiu”.

Lushnja 2

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"