FOTO/ Nga Superiorja, sot në Serinë A. Asani çmon ish-lojtarin problematik të “demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 23:15

FOTO/ Nga Superiorja, sot në Serinë A. Asani çmon ish-lojtarin problematik të “demave”

Futbollisti i Partizanit Jasir Asani tërhoqi vëmendjen me disa foto të ish-shokut të skuadrës Aristotel Romero.
aristoteles romero

Mesfushori i të kuqve ka shpërndarë në rrjetet sociale dy foto të venezualianit në kohën kur ishte pjesë e “demave” dhe një tjetër në një nga përballjet e sezoneve të kaluara të skuadrës së tij, Krotones, me Juventusin.

Fakti që Romero do të luajë sërish këtë sezon në elitën e futbollit italian ka ngjallur respekt dhe krenari te Asani.
romero
Kujtojmë që mesfushori nga Venezuela erdhi me shumë bujë në verën e 2019-ës te Partizani në formë huazimi. Pas disa ndeshjeve të para pozitive, filluan dhe kontradiktat mes palëve derisa klubi e dërgoi te skuadra e dytë e Partizanit. Lojtari pati mosmarrëveshje me ish-trajnerin e Partizanit Franko Lerda, të cilin nuk ngurroi ta sulmonte pasi shkarkua pas humbjes në derbin e 13 dhjetorit 2019.

Gjatë kohës së pandemisë, lojtari pati dhe probleme personale, ndërsa tregoi mungesë impenjimi në ruajtjen e regjimit ushqimor.

Me përfundimin e sezonit, Partizani vendosi të mbyllte bashkëpunimin me Romeron.

asaniiiii
asani 2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"