FOTO/ Nga “rosaku” Pato te “pleshti” Mesi, ja disa nga pseudonimet më të famshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 11:53

FOTO/ Nga “rosaku” Pato te “pleshti” Mesi, ja disa nga pseudonimet më të famshme

Ndonjëherë tifozët e një ekipi familjarizohen aq shumë me lojtarët e ekipit të zemrës dhe fillojnë duke iu thirrur atyre me pseudonime dhe shumë nga këto ato janë të lidhura me botën e kafshëve. Ja cilat janë disa pseudonimet më të njohura të futbollistëve:

mesi

 

  1. Xhulio Baptista, ish-lojtari i Real Madridit dhe Romës, thirrej edhe “bisha” për shkak të fizikut të tij tepër të zhvilluar.Baptista
  2. Emerson, ish-ylli i Milanit, Juventusit dhe  Romës kishte pseudonimin “puma”, për shkak të këmbënguljes që shfaqte në fushë dhe vrapit të palodhur që bënte përgjatë gjithë ndeshjes.Emerson Juventus
  3. Marko Van Basten, një legjendë e Milanit dhe e kombëtares së Holandës, që iu vë pseudonimi “mjellma” për shkak të stilit të tij të lojës, që ishte tepër i rafinuar.Van Basten Milan
  4. Hugo Kampanjaro, ishi i Interit dhe Napolit, që kishte pseudonimin “demi”, për shkak të energjisë së tij të pashtershme, vrapimit dhe forcës, sikur të ishte një dem i tërbuar.Kampanjaro
  5. Ish sulmuesi shtatlartë i Republikës Ceke, Jan Koler, u quajt “dinozaur” që nga koha kur luante me ekipet e moshave sepse kishte zhvillim të tepruar krahasuar me shokët e tjerë.Koler
  6. Një tjetër ish-milanist, Aleksandre Pato thirrej me pseudonimin “rosaku”, që vinte nga emri i qytetit të tij të lindjes, Pato Branko, që në italisht do të thotë “rosak i bardhë”.Pato
  7. Portieri i ish-Jugosllavisë së viteve 90’, Dragoje Lekoviç, njihej edhe gjerësisht si “ngjala”, për shkak të gjatësisë dhe shkathtësisë së tij.yilanbaligi-dragoje-lekovic-karadag_780x780-gzz0j39kfe
  8. Marçelo Zalajeta, ish-sulmuesi i Napolit dhe Juventusit, njihej nga shumë edhe si “Pantera”, për shkak të ngjashmërisë në stil dhe në pamje.Zalajeta gol Barces
  9. Sulmuesi argjentinas Maksi Lopez, ka marrë pseudonimin “pula nga veza e arte”, për shkak të golave të shumtë që ka shënuar ne kampionatin argjentinas.Maksi Lopez
  10. Dhe në fund një posedonim shumë i përdorur në ditët tona është “pleshti”, që e përdorim për sulmuesin shtatshkurtër të Barcelonës, Leo Mesin.Mesi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"