FOTO/ Nga Oblak te Aubamejang, formacioni më i shtrenjtë që do t’i mungojë Botërorit 2018

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 22:06

FOTO/ Nga Oblak te Aubamejang, formacioni më i shtrenjtë që do t’i mungojë Botërorit 2018

Të jesh pjesë e një Botërori nuk është aspak e lehtë, sepse kërkohet një impenjim i një grupi që dinë të punojnë në kombëtare. Shumë përfaqësuese kanë në përbërje të tyre emra të mëdhenj, por fatkeqësisht, një apo dy lojtarë të vetëm nuk mund të mbajnë mbi shpatulla një komb të tërë, prandaj në “Rusi 2018” do të ketë shumë yje që do të mungojnë.

rusi 2018

Gjermania “Bild” ka listuar një prej formacioneve më të mira dhe më të shtrenjtë që do të mungojnë verën e ardhshme.

Në portë është portieri Oblak (Atl.Madrid/Slloveni, 40 milionë euro);

Në mbrojte Alaba (Bajern Mynih/Austri 38 mln), Virxhil Van Dijk (Sauthempton/Holandë 30 mln), Stefan Saviç (Atl.Madrid/Mali i Zi 30 mln), Dalei Blind (Mançester Junajtid/Holandë 22 mln);

Formacioni

Në mesfushë Arturo Vidal (Bajern Mynih/Kili 35 mln), Marek Hamshik (Napoli/Sllovaki 40 mln), Miralem Pjaniç (Juventus/Bosnje 40 mln);

Në sulm Garet Bejl (Real Madrid/Uells 80 mln), Aleksis Sançez (Arsenal/Kili 65 mln) dhe Pierr-Emerik Aubamejang (Dormund/Gabon 65 mln)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"