FOTO/ Nga Mesi te Konte, ja disa nga “sherret” më të famshme të Guardiolës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 11:36

FOTO/ Nga Mesi te Konte, ja disa nga “sherret” më të famshme të Guardiolës

Pep Guardiola nuk duket si një person gjaknxehtë, por ai u bë protagonist i një konflikti të ashpër me trajnerin e Uiganit dy ditë më parë.

guardiola

Ekipi i ligës së tretë, Uigan, eliminoi kryesuesit e Premierligës nga “Fa Cup”. Konflikti midis dy trajnerëve ndodhi kur përfundoi pjesa e parë, pas ndëshkimit me të kuq të lojtarit të Sitit, Fabian Delf.

bbc-wigan-manchester-city

Por, kjo nuk është hera e parë që trajneri spanjoll debaton me trajnerë ose lojtarë të ndryshëm.

Më poshtë mund të ndiqni disa nga këto momente:

pep-messi

Guardiola u kap mat duke qortuar Mesin, përgjatë një seancë stërvitore të vitit 2008, kur ai sa kishte marrë drejtimin e Barcelonës.

pep-etoo

Në vitin 2009 pati një mosmarrëveshje me lojtarin e tij, Eto’o, pasi ai i kërkonte të ndryshonte pozicionet me Mesin, por Eto’o nuk pranonte.

pep-cr9_2448058b

Në vit 2011 provokoi Kristiano Ronaldon duke mos i dhënë topin. Ky i fundit e shtyu.

pep-wilshere

Në vitin 2011 u konfrontua me lojtarin e Arsenalit, Uilsheir, në një përballje të Ligës së Kampionëve, Arsenal-Barcelona.

pep-dejong1

Në vitin 2015 Guardiola u përfshi në një konflikt me lojtarin e Milanit asajkohe, Najxhël De Jong, në një miqësore Milan-Bajern Mynih. U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të shmangur kontaktin fizik.

pep-conte

Në vitin 2017 debatoi ashpër me trajnerit e Çelsit, Antonio Konte.

pep-redmond

Po në këtë vit ai qortoi në fushën e lojës lojtarin e Sauthemptonit, Redmond, për faullet e tij n fushën e lojës.

ghnn

Dhe debati më i fundit ishte ai i ditës së martë me trajnerin e Uiganit në korridoret që të çojnë për të dhomat e zhveshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"