FOTO/ Nga Kaka te Ronaldo, ja 10 futbollistët me shumat e çmendura për avion privat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 22:06

FOTO/ Nga Kaka te Ronaldo, ja 10 futbollistët me shumat e çmendura për avion privat

357304_TS_23-01-18_9608806098_

Futbolli është një makineri parash dhe sidomos kohët e fundit kushdo nga lojtarët që ka bërë emër xhepat i ka të tejmbushur. Kuptohet që në sajë të meritës, por fitimet janë aq të mëdha se jo pak prej tyre i lejojnë vetes të kenë edhe aeroplan privat.

 

Më poshtë janë të renditur 10 futbollistët të cilët kanë shpenzuar më shumë për të udhëtuar me nje mjet të tillë luksoz dhe privat.

ronaldinho
10 – Ronaldinho fiton pozitën e fundit të “Top 10” me blerjen e “Embraer Phenon 100” për vetëm 2.9 milionë euro.
kaka
9 – Kaka në vendin e nëntë me “Cessna Citation CJ3 Plus”, për të cilin pagoi 6.4 milionë euro.
bale
8- Pozicioni i tetë për Gareth Bale, i cili shpenzoi 9.7 milionë euro për “Cessna Citation XLS Plus”.
neymar
7- Neymar posedon aeroplan privat të markës “Ember Legacy 450”, i cili ka çmimin prej 12.2 milionë eurosh.
rooney
6- Wayne Rooney për ekskursionet familjare përdor “Dassault Falcon”, të blerë për 15.8 milionë euro.
pogba
5 – Paul Pogba bleu “Gulfstream G280” për 20.4 milionë euro.
beckam
4- David Beckham ka blerë për 21.5 milionë euro “Bombardier Challenger 350”, në të cilën, gruaja e tij, Victoria, gjithashtu është e rehatshme.
ibra
3 – Pozita e tretë për Zlatan Ibrahimovic, i cili bleu “Cessna Citation Longitude” për 23.8 milionë euro.
messi
2- Vendin e dytë e mban Leo Messi, i cili me 28.3 milionë euro ka marrë në shtëpi “Embraer Legacy 650”.
ronaldo
1- Në vendin e parë është Cristiano Ronaldo, i cili bleu “Gulfstream G650” për 31.7 milionë euro.

BalkanWeb: http://www.balkanweb.com/site/foto-nga-kaka-te-ronaldo-10-futbollistet-qe-kane-shpenzuar-me-shume-per-aeroplanin-privat/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"