FOTO/ Nexhipi zbulon blerjen e re të Kukësit, vjen mbrojtësi që la Maqedoninë për Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 13:51

FOTO/ Nexhipi zbulon blerjen e re të Kukësit, vjen mbrojtësi që la Maqedoninë për Shqipërinë

Besi Demiri është afrimi i radhës te skuadra e Kukësit. Futbollisti pritet të zyrtarizohet si afrimi i nëntë i Kukësit në merkaton e verës. Kjo është konfirmuar nga drejtori i Kukësit, Nderim Nexhipi, i cili ka postuar pak më parë një foto në rrjetet sociale bashkë me Besir Demirin, ku i uron mirëseardhjen.

Demiri

Mbrojtësi i majtë shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka arritur në parim marrëveshjen me drejtuesit e klubit verilindor dhe gjithçka është mbyllur. “Panorama Sport” mëson se 26-vjeçari i lindur në Shkup do të firmosë një kontratë 1- vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon.

Dy vite më parë ai braktisi kombëtaren e Maqedonisë për t’u bërë pjesë e Shqipërisë në kohën kur ekipi drejtohej nga Kristian Panuçi, por nuk mundi të debutonte me fanellën kuqezi. Së fundmi ka qenë pjesë e klubit sllovak Zilina, ndërsa ka luajtur edhe në Ukrainë me Mariupolin.

Në Maqedoni ka fituar gjithçka si pjesë e Shkëndijës dhe Vardarit. Me ardhjen e tij, krahu i majtë bëhet “top”, për më tepër që Gega ka në dispozicion edhe Emiliano Mustën e Blerim Kotobellin.

119243198_649190855973014_3231084410733025725_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"