FOTO/ Nesër ndeshja me Partizanin, shikoni si e pastrojnë borën në stadiumin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 13:50

FOTO/ Nesër ndeshja me Partizanin, shikoni si e pastrojnë borën në stadiumin e Skënderbeut

Dëbora e dendur që ka rënë në zonat malore të Shqipërisë ka shkaktuar vështirësi jo vetëm për transportin rrugor dhe zonat e banuara, por dhe për futbollin. Prej disa ditësh, Korça është mbuluar nga dëbora e madhe, ku nuk ka shpëtuar as stadiumi i qytetit.
0de886d7-06f7-4297-bb4c-2bc8582814a3 (1)
Skënderbeut do të përballet nesër me Partizanin, por pamja e fundit nga stadiumi bardhekuq tregon diçka të pazakontë. Punonjësit e stadiumit po bëjnë të pamundur për të pastruar borën, madje duke përdorur dhe zetor me strukturë druri në mënyrë që vijëzojnë fushën. Për një situatë  të tillë, nevojiten mjete më  të specializuara.

Megjithëse fusha e stadiumit “Skënderbeu” është rënduar ndjeshëm, nuk ka sinjalizime se ndeshja mes bardhekuqve dhe “demave” mund të shtyhet.

bora ne korce
0de886d7-06f7-4297-bb4c-2bc8582814a3 (1)

2

1111

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"