Foto / Nëna e Ronaldos, akuza të rënda për futbollistët francezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2016 | 22:37

Foto / Nëna e Ronaldos, akuza të rënda për futbollistët francezë

Nëna e Kristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka lëshuar një akuzë të rëndë në Twitter ndaj futbollistëve francezë dhe më saktësisht ndaj Dimitri Paje i cili dëmtoi futbollistin portugez gjatë pjesës së parë.

Ronaldo ne momentin e demtimit

Ronaldo ne momentin e demtimit

“Nuk mund ta shoh kështu djalin tim. Në futboll objektivi është të godasësh topin, jo të dëmtosh një kundërshtar”, ishte mesazhi i saj, duke lënë të kuptohet se mendonte që ndërhyrja e Paje kishte qenë me dashje.

Dolores Aveiro Twitter

Ronaldo braktisi fushën e lojës pas 25 minutash lojë për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në finalen e Euro 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"