FOTO / Në plazh duke mbledhur guaska, “vuajtjet” e karantinës së yllit të Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2022 | 19:25

FOTO / Në plazh duke mbledhur guaska, “vuajtjet” e karantinës së yllit të Bajernit

Kur flitet për karantinë, gjithmonë mendohet se je i mbyllur në banesë, pa pasur mundësinë të dalësh jashtë e të shijosh ajrin e pastër. Kjo vlen për shumëkënd, por jo për yjet e Bajernit, Manuel Nojer dhe Lukas Hernandez. Të dy kanë qenë me pushime në Ishujt Maldive dhe kanë rezultuar atje pozitiv ndaj COVID-19.

sadasdasd

Dy lojtarët janë të detyruar të qëndrojnë atje derisa të rezultojnë negativ e më pas një udhëtim privat do t’i dërgojë në Mynih. Por ndërkohë, Nojer dhe Hernandez nuk po ia kalojnë aspak keq në atë që vetëm karantinë nuk mund të quhet.

Meqë në Maldive kanë pasur vila të izoluara nga të tjerët, lojtarët kanë mundur t’i gëzohen plazhit gjatë kësaj periudhe “karantine” dhe provat i ka treguar Amelia Jorente, bashkëshortja e Lukas Hernandez. Kjo e fundit ka  postuar një foto në rrjetet sociale duke treguar barkun e saj në javën e 18 të shtatzënisë, meqë çifti pret një bebe, ndërsa në sfond duket lojtari i Bajernit teksa mbledh guaska në plazh.

hernandez

Të gjithë do ta donin pak karantinë kështu, apo jo?

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"