FOTO/ Ndodh në Angli, një arbitër transgjinor zbret për herë të parë në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 18:12

FOTO/ Ndodh në Angli, një arbitër transgjinor zbret për herë të parë në fushë

Një arbitër transgjinor i quajtur Luki Klark po bën xhiron e rrjeteve sociale. 46-vjeçari ka gjykuar të dielën një ndeshje femrash duke bërë kështu bujë.

arbitri

Në të kaluarën transgjinori, i cili njihej me emrin Nik drejtonte ndeshje gjysmë-profesioniste në Angli, ndërse tashmë si femër, ka kaluar në futbollin e femrave. Luki Klark është i markuar dhe ka 3 fëmijë.

Në një prononcim të dhënë për “Sunday Mirror” trasngjinori shpreson që shumë shpejt të kthehet të gjykojë edhe ndeshje meshkujsh dhe bota ta pranojë identitetin e tij të ri.

arb1

“Kishte ardhur kohë që të isha vetvetja. Jam gati për komentet e këqija, por dua që të frymëzoj të tjerët që të jenë ata që janë në të vërtetë”, u shpreh Luki.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"