FOTO/ Ndihma për 80 familje në nevojë, klubi i Tiranës troket në dyert e familjeve të prekura nga tërmeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 23:19

FOTO/ Ndihma për 80 familje në nevojë, klubi i Tiranës troket në dyert e familjeve të prekura nga tërmeti

Klubet shqiptare janë përfshirë intensivisht në solidaritetin për familjet e prekura nga tërmeti tragjik i ditës së martë. Së fundmi klubi i Futbollit Tirana ka vijuar fushatën humanitare duke nisur sot drejt Ndroqit një numër të madh ndihmash për 80 familje në nevoje. 

75627295_2432596066996501_4966125694858821632_n

Një grup pune bardheblu, ka trokitur ne dyert e shtëpive te rrezikuara për te dhuruar dyshekë, batanije, veshje, ushqime dhe materiale higjienike për familjet në nevojë.

Panorama Sport mëson se këto ndihma janë siguruar nga futbollistët, presidenti Refik Halili dhe një mik i këtij të fundit. Klubi bardheblu paralajmëron se nuk do të ndalet me kaq, teksa ndihmat për familjet në nevojë do të vijojnë!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"