FOTO/ Ndërhyrje horror ndaj brazilianit, sulmuesi përgjigjet me shaka: Si do t’ua shpjegoj në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 19:36

FOTO/ Ndërhyrje horror ndaj brazilianit, sulmuesi përgjigjet me shaka: Si do t’ua shpjegoj në shtëpi

Sulmuesi i Brazilit, Mateus Kunja, mori një dëmtim të frikshëm nga portieri i Ekuadorit, në sfidën që kombëtarja e tij kishte me këtë të fundit.

pjimage - 2022-01-28T193202.622

Në minutën e 13’ të sfidës, portieri Domingez, u hodh për të kapur topin, por i dha një goditje me takë poshtë qafës. Kjo gjë bëri që Domingez të largohej me karton të kuq.

“Faleminderit për mesazhet, jam mirë, thjesht nuk e di si do t’ua shpjegoj në shtëpi këtë”, shkruan Kunja në një postim në Instagramin e tij në formën e një shakaje.

kunja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"