FOTO / Ndër më të mirët në fushë, ja statistikat dhe notat e tre shqiptarëve në derbin kuqezi të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 0:06

FOTO / Ndër më të mirët në fushë, ja statistikat dhe notat e tre shqiptarëve në derbin kuqezi të Serisë A

Lacio dhe Atalanta janë ndarë në një barazim pa gola, që nuk ka ndryshuar shumë situatën e dy skuadrave në renditjen e Serisë A. Një barazim ku protagonistë në fushën e lojës ishin edhe tre futbollistë shqiptarë. Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj ishin titullarë në radhët e Lacios, ndërsa nga ana tjetër, nga minuta e parë luajti edhe Berat Gjimshiti.

GJIMSHITI

Në një ndeshje pa gola, të tre futbollistët e fazës mbrojtëse dhuruan një paraqitje pozitive duke qenë ndër më të mirët në fushën e lojës, siç e tregojnë edhe statistikat e tyre të përpunuara nga SOFA SCORE për PANORAMA SPORT.

Portieri dhe mbrojtësi i Lacios u vlerësuan të dy me notën 7,3 për atë që dhanë në fushë. Strakosha ishte i vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes dhe u mundua edhe të ndërtonte lojën e skuadrës së tij, duke regjistruar 90 prekje të sferës, teksa çoi me sukses në destinacion 8 nga 11 topat e gjatë që tentoi.

WhatsApp Image 2022-01-22 at 11.07.28 PM

Sa i përket Hysajt, i cili luajti vetëm 69 minuta, ai kishte 90% saktësi pasimi, ndërsa fitoi 8 nga 10 duelet në këtë sfidë.

WhatsApp Image 2022-01-22 at 11.07.29 PM

Kurse Gjimshiti nga ana tjetër u vlerësua me notën 7,1, teksa provoi të niste lojën edhe me topa të gjatë, duke ia dalë me sukses 4 nga 6 herët që e provoi një gjë të tillë.

WhatsApp Image 2022-01-22 at 11.07.29 PM (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"