FOTO/ “Nuk e meritoj këtë”, Murinjo mban fjalën dhe i plotëson dëshirën gazetarit para Shkëndijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 14:53

FOTO/ “Nuk e meritoj këtë”, Murinjo mban fjalën dhe i plotëson dëshirën gazetarit para Shkëndijës

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shkëndijën, të mbajtur me “Zoom”,  Zhoze Murinjo është ndjerë i emocionuar teksa një gazetar maqedonas, Igor Aleksandroviç, i tregoi rreth babait të tij të ndjerë, i cili ishte një fans i zjarrtë i “Special One” dhe si i tillë shpesh herë i fliste për të.

IGOR MURINJO

“Përshëndetje trajner, kjo është mundësi unike që unë t’ju bëj dy pyetje dhe t’ju kërkoj një favor. Unë duhet të të pyes diçka në emër të babait tim. Përshëndetjet e para për ju nga ai, pasi ai nuk jeton më. Një nga rastet kur ishte shumë i sëmurë më tha nëse kam ndonjë rast të të shoh, duhet të të kërkoj një fotografi me ty, pasi ai kishte respekt të madh për ju.”

Sapo dëgjoi këtë, Murinjo i tha gazetarit se fotografia nuk ka asnjë lidhje me rezultatin, duke thënë se diçka e tillë tashmë është e kryer. “Është nder për mua që babai juaj kishte respekt kaq të madh për mua. Nuk e meritoj këtë”, ka thënë Murinjo.

Portugezi ka mbajtur fjalën, teksa ditën e sotme ka bërë foto me gazetarin Igor Aleksandroviç, me këtë të fundit që menjëherë e ka postuar në profilin e tij, si diçka e madhe për të, duke realizuar edhe amanetin e babait të tij të ndjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"