FOTO/ “Na sillni Tiranën ta shkatërrojmë”, tifozët e Cervena Zvezdës “injorojnë” gjeorgjianët dhe duan përballje me bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 23:59

FOTO/ “Na sillni Tiranën ta shkatërrojmë”, tifozët e Cervena Zvezdës “injorojnë” gjeorgjianët dhe duan përballje me bardheblutë

Pavarësisht se Tirana nuk do të ketë një ndeshje të lehtë përballë Dinamo Tbilisit, pasi do të luajë në fushën gjeorgjiane, tifozët e Cervena Zvezdës (Ylli i Kuq i Beogradit), kundërshtarit të mundshëm në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve duan të përballen medoemos me 25-herë kampionët e Shqipërisë.
Punainen tähti
Në rrjetet sociale, disa prej ultrasve “Delije” kalojnë në ekstazë teksa duan të “shkatërrojnë Tiranën”. Dikush tjetër e konsideron Cervena Zvezdës si “diktaror”.

“Le ta shtypim Tiranën!”, “Silljani diktarorit”! shkruajnë disa prej tifozëve serbë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"