FOTO/ “Na nderove o shpirt…”, urimi emocionues i prindërve të Florian Markut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 15:37

FOTO/ “Na nderove o shpirt…”, urimi emocionues i prindërve të Florian Markut

Suksesi i Florian Markut, bëri krenar të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Luftëtari nga qyteti i Lushnjës, arriti të triumfonte ndaj ukrainasit Maksim Prodan duke i rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF.

Florian Marku

Ata që kanë gëzuar më shumë për këtë triumf, janë padyshim prindërit dhe të afërmit e Markut. Ka qenë nëna e Florianit, Leda Marku, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka uruar djalin e saj për suksesin historik duke shkruar: “Urime shpirti i mamit”.

Prinderit e Markut

Ky postim është ripostuar edhe nga babai i Florian Markut, Z.Sebi Marku, i cili ka shkruar: Na nderove si gjithmonë o shpirt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"