FOTO/ “Na mundën me 17-vjeçarë”, Flamurtari thumbon Tomorin pas fitores: Gjeni ndonjë gjysh për të marrë në ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2020 | 16:29

FOTO/ “Na mundën me 17-vjeçarë”, Flamurtari thumbon Tomorin pas fitores: Gjeni ndonjë gjysh për të marrë në ekip

Flamurtari “provokon” Tomorin. Në fakt, jo rastësisht, pasi është ngacmuar nga një postim i bërë në “Facebook”. Edhe pse jo nga faqja zyrtare e beratasve, në të shkruhej: “Flamurtari 3-0 Tomori, turp. 17-vjeçarët e Flamurtarit na bëjnë që të mos kalojmë mesfushën. 90 minuta asnjë rast për të shënuar një gol. Po ky trajner çfarë bën? Turp”.
130086273_10157471790602517_8384614509093220478_n
Klubi vlonjat nuk ka rezistuar dhe është përgjigjur në këtë formë: “Duke iu referuar një ekipi që nuk kujtohet kur ka qenë për herë të fundit në Kategorinë Superiore, i sugjerojmë të mos ofendohet nga humbja me 17- vjeçarët e Flamurtarit, por të shikojë mos gjen ndonjë gjysh tjetër për ta marrë në ekip. Flamurtari është historia. Nuk jemi marrë dhe nuk kemi për t’u marrë asnjëherë me ekipet kundërshtare, por joprofesionalizmi juaj na detyron të reagojmë. Flamurtari dhe Vlora janë krenarë për këta 17- vjeçarët qumështorë sepse sot ju treguan si luhet futboll”.

Reagimi i tifozëve të Tomorit pas humbjes ndaj Flamurtarit 3-0 në fundjavë

TOMORI BERAT

Kundërpërgjigjia e Flamurtarit
130168801_683895479184298_3460341444682394774_n
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"