FOTO/ Moti i keq në Angli, makina 300 mijë euroshe e Pogbas goditet nga pema

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 16:59

FOTO/ Moti i keq në Angli, makina 300 mijë euroshe e Pogbas goditet nga pema

Ditët e fundit, Mançesteri ka rënë pre e motit të keq që ka shkaktuar jo pak dëme në rrugë.

pogba

Pre e dëmeve ka rënë dhe ylli i Junajtid, Pol Pogba, makina e të cilit është goditur nga pema. Këtë e zbuloi vetë bashkëshortja e Pogbas, modelja Maria Zulas Selaus, e cila postoi një foto të makinës “Rolls Royce” të goditur nga pema.

“Rolls Royce” cilësohet si ndër makinat më të shtrenjat në botë, ndërsa modeli që zotëron Pogba kushton 300 mijë euro.

rrolls

Një dëm jo i vogël për yllin e Junajtid, megjithatë duke marrë parasysh shumat e çmendura që fitojnë në fushë, nuk do të ishte problem për një ndër mesfushorët më të mirë në botë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"