FOTO/ Momenti fantastik, Ish-futbollisti i Partizanit zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 13:20

FOTO/ Momenti fantastik, Ish-futbollisti i Partizanit zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani, gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e djeshme në përballjen mes Udinezes dhe Napolit, të vlefshme për javën e 4-t të Serisë A. Skuadra e drejtuar nga trajneri Spaleti, arriti të triumfonte me rezultatin 0-4.

Rrahmani

Rrahmani realizoi golin e dytë të sfidën në minutën e 35-të, teksa pas asistit të Kulibalit, goditi saktë me kokë brenda zonës. Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që 27-vjeçari aktivizohet si titullar për këtë sezon me fanellën e Napolit. Shqiptari i Kosovës, u aktivizua nga minuta e parë edhe në Ligën e Europës kundër Lestërit në transfertë.

242435771_4351861591547869_5024980616857609512_n-1-640x645 (1)

Për golin dhe paraqitjen e mbrëmshme ndaj Udinezes, Rrahmani u vlerësua me notën 8.3. Gjithashtu mbrojtësi është përfshirë në formacionin e më të mirëve të javës së katërt në Serie A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"