FOTO/ Momente paniku në Kategorinë e Parë, portieri goditet me takë në kokë dhe përfundon me 6 të qepura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2020 | 23:30

FOTO/ Momente paniku në Kategorinë e Parë, portieri goditet me takë në kokë dhe përfundon me 6 të qepura

Momente paniku në sfidën mes Tomorit dhe Turbinës, që përfundoi në barazim 1-1. Cërrikasit morëm një pikë mes gjakut, pasi portieri Vogli Laroshi u ça në kohë në momentin e golit të vendësve. Ai përfundoi me 6 të qepura, por kjo nuk e pengoi që të qëndronte në mbrojtje të katërkëndorit deri në finish.

laroshi turbina logo

Gardiani cërrikas u godet me takë në kokë pa dashje nga sulmuesi Canka, në minutën e 75-të. Protestojnë cërrikasit që kërkojë faull ndaj Laroshit, i cili shtrihet në fushë i gjakosur. Loja ndërpritet për shatë minuta, Laroshi ka marrë ndihmën e parë nga doktorët, që edhe e kanë fashuar teksa loja ka vijuar më pas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"