FOTO/ Miqësorja me Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë, veteranët e Kosovës vizitojnë Vlorën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 22:54

FOTO/ Miqësorja me Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë, veteranët e Kosovës vizitojnë Vlorën

28-29 nëntori janë ditë simbolike të Shqipërisë që përkojnë me Ditët e Pavarësisë. E nesërmja është një ditë e veçantë, pasi pikërisht në këtë datë është projektuar një sfidë miqësore mes veteranëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

260966112_607183053766987_5632965673898051113_n

Miqësorja do të luhet në kompleksin ‘’Olimpik Park’’ në Durrës dhe në fund fituesi do të marrë një trofe simbolik. Ditën e sotme, skuadra e veteranëve të Kosovës, ka udhëtuar drejt Vlorës për një vizitë në qytetin e Pavarësisë.

261508720_989567188573920_8704370645918592637_n

Të bashkuar, kanë pozuar në sheshin Pavarësia duke treguar një harmoni përpara festave të mëdha të shqiptarëve. Kjo është miqësorja e tretë për këtë e vit mes veteranëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

260487386_649094986452277_6929232533962239210_n

E para u zhvillua më shkurt në Prishtinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ndërsa e dyta u luajt më 23 korrik 2021 po në Prishtinë me rastin e ditës së lindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"