FOTO/ Miku i Nejmarit firmos te Tirana, ja çfarë thotë për Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2016 | 17:10

FOTO/ Miku i Nejmarit firmos te Tirana, ja çfarë thotë për Shqipërinë

Janë të dy brazilianë dhe të dy kanë dalë nga Santos, njëri po shkëlqen te Barcelona, ndërsa tjetri sapo ka firmosur për Tiranën. Flasim për Nejmarin dhe Aleks Uillianin, dy miq të ngushtë, që karriera i ka marrë drejtime krejt të kundërta.

uillianMjafton të kontrollosh “Instagrami”-n e fantazistit të bardhebluve dhe e kupton që mes tij dhe sulmuesit 23-vjeçar, i cili që prej 2013-ës luan në Spanjë, ka një raport të ngushtë miqësor. Nga fotografitë e shumta që ai ka ngarkuar në llogarinë e tij në këtë rrjet social, duket qartë se ka një afrimitet, madje të shpeshta kanë qenë edhe vizitat e Uillianit në Barcelonë për ta takuar Nejmarin.

uillian alexMadje, transferimi i fantazistit 27-vjeçar te Tirana mësohet se është mundësuar nga një agjent, i cili ka po ashtu lidhje me sulmuesin e Kombëtares braziliane, Rikardo Caichijan Junior.

Objektivi

Në ditën e prezantimit të tij si lojtari më i ri i bardhebluve, Aleks Uillian ka bërë një postim në “Instagram”, ku bashkëngjitur me një foto, e cilësonte transferimin e tij në Shqipëri si realizmin e ëndrrës europiane. Ai është i bindur se me bardheblutë ai do të ketë shansin që të luajë në Ligën e Kampionëve ose në Ligën e Europës.

12596637_1674187936172043_618339521_o“Faleminderit Zot që më realizove ëndrrën e jetës sime, ëndrrën për të luajtur në Europë!”, shkruante ai, teksa nuk hezitonte që të falënderonte pikërisht Rikardo Caichjanin për konkretizimin me sukses të marrëveshjes. Mesfushori me tipare sulmuese, i cili prej ditësh i është bashkuar skuadrës së Ilir Dajës, duket se e sheh aventurën e tij te Tirana si një trampolinë për të ardhmen. Edhe pse ka pak ditë në Shqipëri, ai është përshtatur shpejt me grupin, gjë që e dëshmoi edhe në miqësoren e fundit që luajti kundër Korabit, ku menjëherë fitoi duartrokitjet e tifozëve.

alex uillianMadje, edhe në seancën e djeshme ai dhuroi jo pak nga klasi i tij. Në çdo kontakt me topin, ai jepte sinjale të forta, që për pak kohë ai do arrijë të bëjë diferencën me fanellën e 24 herë kampionëve të vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"