FOTO/ Mesfushori shqiptar nuk e harron Roshin, vizitë në këto momente të vështira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 10:07

FOTO/ Mesfushori shqiptar nuk e harron Roshin, vizitë në këto momente të vështira

Odise Roshi, pësoi një dëmtim të rëndë në gju në fund të muajit gusht, dhe nuk ishte në gjendje të ndihmonte Kombëtaren në dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Skocisë.

roshi memushaj

Teksa kreu me sukses operacionin në Romë, fieraku që aktivizohet te Akhmat Grozni në Rusi, gjendet ende në Itali, teksa po kryen edhe riaftësimin. Ditën e sotme, Roshi ka pasur edhe një vizitë nga Ledian Memushaj, i cili aktivizohet te Peskara në Serinë B. Roshi, në një foto të publikuar në Instagram, ka falënderuar vlonjatin për vizitën e tij, në një moment të vështirë si ky.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"