FOTO/ Mesfushori shqiptar grumbullohet për herë të parë nga Torino, shansi i artë për të në sfidën me Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 23:23

FOTO/ Mesfushori shqiptar grumbullohet për herë të parë nga Torino, shansi i artë për të në sfidën me Interin

Një lojtar shqiptar është grumbulluar për herë të parë me Torinon dhe ai është Altin Kryeziu. Mesfushori 18-vjeçar me origjinë kosovare është në listën e trajnerit Xhampaolo për sfidën e nesërme ndaj Interit në “Giuseppe Meazza”.

kryeziu 1

 

Kryeziu i lindur në Kranj të Slovenisë nga ku nisi dhe karrierën si futbollist profesionist, përpara se të transferohej tek Torino U-19 është aktivizuar në Itali edhe në rradhët e SPAL U-19.

Një shans i artë për djaloshin shqiptar për të treguar vlerat e tij edhe në skuadrën e madhe të Torinos, pse jo duke patur edhe minuta në sfidën e rëndësishme ndaj Interit në tranfertë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"