Foto/ Merr formë stadiumi i Partizanit, shikoni si duken tribunat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 17:46

Foto/ Merr formë stadiumi i Partizanit, shikoni si duken tribunat

Punimet për ndërtimin e kompleksit Partizani janë duke ecur me ritme të shpejta. Prej javësh është bërë edhe bazamenti i nevojshëm me punimet e nëndheshme për vendosjen e tapetit të blertë si dhe tribunat kanë marrë formën e duhur. Stadiumi pritet të jetë gati në fund të vitit, nëse vazhdohet me këto ritme.

Partizani 1

Partizani ka projektuar jo vetëm ndërtimin e një stadiumi, por edhe të dy fushave me përmasa olimpike, të cilat do të jenë të përdorshme për kryerjen e stërvitjes nga skuadrat e moshave të akademisë së kuqe.

Partizani 2

Sa i përket stadiumit, bëhet fjalë për një impiant prej rreth 4000 mijë vendesh. Në bazë të të dhënave, ndërtimi i një stadiumi përllogaritet të ketë rreth 500-600 euro kosto për çdo stol. Me një përllogaritje të thjeshtë, të kuqtë do të shpenzojnë minimalisht 2 milionë euro vetëm për stadiumin, por jo vetëm kaq.

Partizani 4

Në këtë investim do të ketë edhe shpenzime për dy fusha me përmasa olimpike, sistemin e ndriçimit të të gjithë akademisë, ndërtesat e nevojshme që do të shërbejnë si salla të përdorshme nga skuadrat e koshave etj. Në total, të kuqtë kanë përllogaritur një investim prej rreth 5 milionë eurosh.

Partizani 6

Partizani 7

Partizani 5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"