FOTO/ Menja dhe Kruniç kopjojnë parullën e polemikave të Ambrozinit: Kupën e Italisë fute në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 19:58

FOTO/ Menja dhe Kruniç kopjojnë parullën e polemikave të Ambrozinit: Kupën e Italisë fute në…

Milani ka filluar festën me autobus të hapur në rrugët e Milanos për titullin kampion dhe si çdo festë, nuk kanë munguar thumbimet ndaj kushërinjve zikaltër që padyshim do të sjellin polemika.

asdasdasdasd

Menja dhe Kruniç kanë vendosur të kopjojnë një gjest të Ambrozinit të shumë viteve më parë. Asokohe mesfushori, duke festuar Ligën e Kampioneve të Milanit të vitit 2007, u tall me Interin që ishte shpallur kampion në atë sezon. “Titullin fute në b***”, shkruante parulla që mbajti lart Ambozini dhe u bë objekt polemikash të pafundme që vazhduan për më shumë se një dekadë.

4f1c2e1b15f6306b5b1ca575c77c8a71-47134-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Padyshim e tillë do të jetë situata edhe me dyshen aktuale të Milanit, pasi Menja dhe Kruniç mbajtën lart për disa sekonda një parullë ku shkruhej “Kupën e Italisë fute në b***”, duke iu referuar trofeut të fituar nga zikaltrit në këtë sezon.

Menjëherë ka shpërthyer protesta e tifozëve të Interit në rrjetet sociale ndaj kësaj parulle, duke e cilësuar të tepruar dhe të papërshtatshme, e duke kërkuar dënimin e dy futbollistëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"