FOTO/ Mendohet ta bëjnë “Qytetar Nderi” në Brazil, reagon Hemilton: Do të isha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2022 | 18:48

FOTO/ Mendohet ta bëjnë “Qytetar Nderi” në Brazil, reagon Hemilton: Do të isha…

Luis Hemilton e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin, me vetëm 1 podium në tre garat e para, por kjo nuk do të thotë që fansat nëpër botë e kanë humbur dashurinë për të.

luis hemilton

Një media braziliane kishte postuar një lajm kur shkruhej se po mendohej që në shtetin më të madh të Amerikës Latine, pilotit britanik t’i jepnin çmimin “Qytetar Nderi”.

Për këtë reagoi menjëherë Hemilton, i cili e ripsotoi në Tëitter këtë mesazh dhe u përgjigj duke shkruar: “Do të isha i nderuar”.

hemilton

Kjo gjë vjen edhe pas garës së fituar vitin e kaluar nga britaniku në Brazil dhe u shfaq në podium me flamurin e tyre, duke fituar akoma dhe më shumë zemrat e popullit vendas, të cilëve ja kishte thyer disa vite më parë, ku arriti të triumfonte përballë Masës në garën e fundit të kampionatit në 2008.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"