FOTO/ Megi Pojani në një lidhje me futbollistin e Kombëtares? Ja detaji që i nxori zbuluar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 22:22


FOTO/ Megi Pojani në një lidhje me futbollistin e Kombëtares? Ja detaji që i nxori zbuluar…

Megi Pojani është një ndër vajzat më të komentuara në showbiz. Me karakterin e saj, spontanitetin apo pozat provokuese në rrjetet sociale ajo ia del të rrëmbejë vëmendjen e publikut kudo. Aktorja mund të jetë tepër aktive në rrjetet sociale dhe në jetën profesionale në por nuk mund të themi të njëjtën gjë për atë private.

Ajo është përpjekur gjithmonë ta ruajë në mënyrë hermetike jetën e saj sentimentale duke mos e bërë aspak publik personin që mund të ketë në krahë. Dhe pse disa herë e ka përmendur nëpër intervista që është në një marrëdhënie, Megi nuk ka dhënë më shumë detaje.

Së fundmi Pojani ka fluturuar drejt ishujve të Afrikës Lindore duke kaluar disa ditë relaksi dhe duket se nuk është vetëm. Në postimet e fundit në Instagramin e saj bukuroshja shihet se ka kaluar një darkë mjaft të këndshme.

Mirëpo ajo çka ra më së shumti në sy ishin dhe postimet e futbollistit të njohur të kombëtares, Endri Çekiçi. Në fotot e publikuara duket qartë që dyshja ndodhen së bashku pasi ambienti dhe tavolina në imazhet e tyre janë identike. Çekiçi aktualisht luan për Konyaspor në Turqi, por mesa duket tani është në një romancë të re me aktoren simpatike.