FOTO / Mediat belge komentojnë fitoren e Anderleht ndaj Laçit: Ndeshja e kthimit është e panevojshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2021 | 8:29

FOTO / Mediat belge komentojnë fitoren e Anderleht ndaj Laçit: Ndeshja e kthimit është e panevojshme

Fitorja 3-0 e Anderlehtit ndaj Laçit në “Elbasan Arena” padyshim ka bërë më të thjeshtë rrugëtimin e klubit belg drejt play-off në Ligën e Konferencës dhe kështu është pasqyruar suksesi në mediat belge. Këta të fundit e kanë cilësuar një fitore të lehtë atë ndaj kurbinasve në Shqipëri, duke argumentuar se ky ishte kthimi më i mirë në Europë për skuadrën e Vincent Kompani.

anderlehti laci

Titujt në mediat e ndryshme ndryshojnë nga “fitore e lehtë në Shqipëri” te qëndrimi që tani “me një këmbë e gjysmë” në plya-off të turneut”. Të gjithë duken të sigurt se nuk ka më dyshime se Anderlehti do të jetë ai që do të kalojë në turin tjetër. “Voetbalkrant” arrin deri aty sa thotë se me fitoren e parë pas 13 ndeshjeve pa sukses, Anderlehti bëri të panevojshme sfidën e kthimit.

Disa nga titujt e mediave belge

Sport Magazine: Anderlehti fiton lehtësisht në Shqipëri

sportmagazine

HLN: Falë Rafaelov, Anderlehti regjistron një fitore të madhe në Shqipëri dhe është me një këmbë e gjysmë në play-off të Ligës së Konferencës

hln

VoetbalPrimeur: Anderlehti bën një kthim perfekt në Europë dhe mund lehtësisht Laçin

vp

Voetbalniews: Anderlehti merr një fitore të madhe në kthimin në skenën europiane

noetbalbniews

Voetbalkrant: Rafaelov udhëheq Anderlehtin në fitoren e parë pas 13 ndeshjesh

voetbalkrant

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"