FOTO/ “Më vjen inat që s’luajta kundër atij racisti m***”, futbollisti i njohur i del në krah Nejmarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 15:09

FOTO/ “Më vjen inat që s’luajta kundër atij racisti m***”, futbollisti i njohur i del në krah Nejmarit

Incidenti i ndodhur në sfidën PSG-Marsejë ku Nejmar goditi me grusht pas koke mbrojtësin Alvaro Gonzalez ka tërhequr dhe futbollistin brazilian Felipe Melo.
felipe meloo

Në një dialog në rrjetet sociale, ish-futbollisti i Juventusit dhe Interit shpreh keqardhjen që “nuk ishte në ndeshje për ta goditur atë racist m***”.

Ndërsa, Nejmar nga ana tjetër u shpreh se “i vinte inat që nuk mundi ta godiste në fytyrë”. Ylli brazilian i PSG-së pretendon se Alvaro e ka ofenduar me fjalë raciste, ndërsa tashmë ai vetë rrezikon të pezullohet për 7 ndeshje në kampionatin francez.

nejmar
“Më vjen keq që nuk arrita ta godisja në fytyrë atë bastard”, shkruan Nejmar, ndërsa Melo i përgjigjet: “ Keq më vjen dhe mua që nuk luajta kundër atij racisti m***!”.

nejmar felipe melo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"