FOTO/ “Më shumë bëri bujë shkarkimi i një trajneri sesa merita e një ekipi që luftoi për 120 minuta”, futbollisti i Korabit: Çudira shqiptarësh!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 11:38

FOTO/ “Më shumë bëri bujë shkarkimi i një trajneri sesa merita e një ekipi që luftoi për 120 minuta”, futbollisti i Korabit: Çudira shqiptarësh!

Kualifikimi i jashtëzakonshëm i Korabit dje ndaj Tiranës në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga mediat. Portieri i skuadrës dibrane Kadri Birja ka shprehur zhgënjimin për mosvlerësimin e skuadrës së tij, që arriti të eliminonte pas gati 2 orësh lojë kampionët në fuqi të Shqipërisë.
117286508_10223096934079546_1538171363610789913_o

Përqëndrimi te trajtimi i çështjes së shkarkimit të trajnerit bardheblu Emanuel Egbo ka lënë në hije suksesin e merituar të Korabit. Për 31-vjeçarin kjo sjellje është tipik një “çudi shqiptare”.

“Më shumë bëri bujë shkarkimi i një trajneri sesa t’i japin merita një ekipi që luftoi për 120 minuta në fushë. Çudira shqiptarësh!”, shkruan portiere i Korabit Birja në rrjetet sociale.

Korabi arriti ta eliminonte Tiranën në minutën e 119-të me golin e sulmuesit Xhuliano Skukës.

125161487_677488982912266_5167677973055982448_n
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"