Foto me mbështetësin ushtarak të Putinit, ish-ylli i Skënderbeut përfundon në qendër të kritikave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 13:57

Foto me mbështetësin ushtarak të Putinit, ish-ylli i Skënderbeut përfundon në qendër të kritikave

Një postim në rrjetet sociale ka kthyer përsëri në qendër të vëmendjes ish-mesfushorin e Skënderbeut, Bernard Berisha. Futbollisti i Kosovës, ka postuar në rrjetet sociale një foto me Ramzan Kadirov, presidentin e klubit të tij, Akhmat Grozni.

3954C8B3-E5BE-417D-9799-526DF85BC901-696x605-1-600x360

Por momenti ka qenë shumë i papërshtatshëm duke llogaritur se lideri çeçen Kadirov është një nga mbështetësit ushtarakë më të zjarrtë të Vladimir Putin.

vladimir_putin_with_ramzan_kadyrov_2018-06-15_01_0 Hnetcom-image-5

“Kadirovitët” janë forcat speciale çeçene te cilët kanë qenë pjesë shumë aktive në luftimet më të përgjakshme në Ukrainë e si rrjedhojë, postimi i Berishës ka bërë shumë bujë mes tifozëve në Kosovë e jo vetën.

295054026_1024552911551594_710659373900209190_n-277x600

Futbollisti iu bashkua Akhmat Groznit në vitin 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2023 me klubin ku ai cilësohet një lider i padiskutueshëm. Ai ka qenë në këto vite një nga lojtarët e preferuar të liderit çeçen, i cili i ka dhuruar makinë Berishës kur ky i fundit shënoi gol dhe u shpall lojtari i ndeshjes në kampionatin rus.

berisha kadirov

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"