FOTO/ Më i miri i Tiranës në 100 vite, klubi bardheblu çel sondazh për “Lojtarin e shekullit” të 24-herë kampionëve të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 19:10

FOTO/ Më i miri i Tiranës në 100 vite, klubi bardheblu çel sondazh për “Lojtarin e shekullit” të 24-herë kampionëve të Shqipërisë

Pavarësisht se bota po lufton me koronavirusin, Tirana mendon në këtë periudhë për 100-vjetorin e themelimit të tij.

Muca Tirana

Klubi bardheblu ka vendosur të shpallë futbollistin më të mirë në historinë e tij (Lojtari i shekullit) nëpërmjet një sondazhi të hapur në faqen e tij zyrtare duke e lënë në dorën e tifozëve dilemën e emërimit të lojtarit më të arrir në historinë e 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

Çmimi simbolik do të jepet ditën e festës së themelimit të Tiranës.

Njoftimi i Tiranës:

Lojtari i shekullit 

E zgjidhni ju futbollistin më të mirë të Tiranës në këto 100 vite bardheblu. Mjafton të shkruani emrin dhe mbiemrin e lojtarit tuaj më të dashur ndër vite.

Cmimi për lojtarin e shekullit do të zgjidhet nga tifozët dhe do të jepet në ditën festive të 100 vjetorit.

Zgjidhni vetëm një emër, të lojtarit tuaj të preferuar për të shpallur atë më të mirin e shekullit bardheblu.

Në fund të javës së ardhshme, pasi të numërohen të gjithë emrat e zgjedhur nga ju në mediat sociale, do të përcaktohet lojtari shekullit.

tirana

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"