FOTO/ Mbështetje nga Spanja, ish-skuadra e Vedat Muriqi ngjitet zyrtarisht në Superligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 18:11

FOTO/ Mbështetje nga Spanja, ish-skuadra e Vedat Muriqi ngjitet zyrtarisht në Superligë

Liria e Prizrenit do të jetë në Superligën e Kosovës sezonin e ardhshëm pasi ia ka dalë që të fitojë në finalen e “Play Out” ndaj Ferizajt. Takimi është mbyllur në barazim pa gola teksa në penallti, skuadra nga Prizreni është treguar më e saktë.

liria e prizrenit

Me këtë fitore, Liria rikthehet duke shpresuar që të jetë sërish një pretendente, ashtu si disa vite më parë kur trajner i saj ishte edhe Bledi Shkëmbi. Në vitin 2019, Liria ra nga Kategoria dhe tani, 4 vite më vonë arrin të ngjitet sërish.

Mbështetje për Lirinë ka ardhur edhe nga Kosova dhe ishte Vedat Muriqi ai që ka publikuar një postim në rrjetet sociale. Fillimet e karrierës së tij, Muriqi i kishte pikërisht te Liria para se të largohej për në Superiore.

muriqi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"