FOTO/ Marota nuk ndalet në merkato, kërkon përforcime në çdo repart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 13:56


FOTO/ Marota nuk ndalet në merkato, kërkon përforcime në çdo repart

Simone Inzagi në bashkëpunim me drejtuesit dhe presidentin Zhang janë ende në bisedime mbi emrat ku pritet të drejtohet merkatoja zikaltër, por ndërsa kanë ngelur edhe pak ditë deri në mbylljen e merkatos së dimrit, Interi bën mirë të nxitojë.

Marota

Dëmtimi i Hoakin Korreas e ka detyruar klubin të hidhet në sulm për të siguruar një tjetër sulmues në prag të kalendarit të ngjeshur që i pret dhe përveç Felipe Kaisedos që i pëlqen Inzagit prej kohësh, një tjetër emër po qarkullon së fundmi.

Bëhet fjalë për Edi Salsedon, sulmuesin në pronësi të zikaltërve të huazuar te Specia, aty ku ka koleksionuar 9 paraqitje pa arritur të shënojë gol.

21-vjeçari mund të rikthehet në shtëpi pas huazimeve te Verona dhe Specia, por duke marrë parasysh Marota dhe Auzilio duan një sulmues me më shumë eksperiencë, Salsedo mund të jetë edhe karta për të bindur Xhenoan për ekuadorianin Kaisedo, që në këtë mënyrë do të vihej përsëri nën urdhrat e Inzagit.

MBROJTËSIT – Edhe pse duken të përqëndruar për të gjetur një sulmues, në fakt emergjenca zikaltër është diku tjetër. Shumë prej mbrojtësve të Interit u skadon kontrata në qershor dhe drejtuesit nuk duan të gjenden të papërgatitur dhe po monitorojnë emra të shumtë.

Opsioni primar ngelet Filip Kostiç, por ndërkohë që Eintraht Frankfurti po bën rezistencë për serbin, në listën e italianëve kanë përfunduar Anxhelino dhe Timoti Kastanje, përkatësisht mbrojtësit e Lajpcigut dhe Lestërit, që i pëlqejnë shumë Inzagit, por kanë një kontratë që u skadon në 2025.

Për secilin dy klubet kanë paguar respektivisht 18 dhe 20 milionë euro dhe në kushte të tilla, operacioni nuk duket shumë i favorshëm për financat zikaltër, shifra të tilla nuk i përballojnë dot.

Thënë këtë, duket se këmbëngulja e Interit do të shkojë e gjitha për Kostiçin, që me kontratën që i skadon vitin e ardhshëm dhe me dëshirën për t’u transferuar në Milano, është një operacion shumë herë më i mundshëm.

inter

PANORAMASPORT.AL